Nasim Haradinaj s’mund t’i ndal lotët: Varri më qet nga dheu mos me kundërshtu Millosheviqin

Haradinaj nën shoqërimin e lotëve: Varri më qet nga dheu mos me kundërshtu Millosheviqin.

Nën shoqërimin e lotëve, ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se e kundërshton Slobodan Millosheviqin dhe krimin që ai e ka kryer në Kosovë.

Haradinaj, sot në seancën e radhës në Gjykatën Speciale, ka dëshmuar në rastin që është hapur ndaj tij nga ky institucion për vepra penale: Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Varri më qet nga dheu mos me kundërshtu Millosheviqin unë”, ka thënë Haradinaj.

Ai, gjatë deklarimit të tij, ka thënë se Dhomat e Specializuara të Hagës duhet të merren me të gjitha krimet dhe të ndryshojnë qasjen, sipas tij ata po rehabilitojnë kriminelët ndaj të cilëve luftoi

Lajme me shume...