NATO rikthen paqen mes Turqisë dhe Greqisë: Për të ulur rrezikun e incidenteve në Mesdheun Lindor krijuam…

Shpërthimi i koronavirusit, kryeministri Conte njofton vendimin ekstremGreqia dhe Turqia duket se i kanë ulur tensionet e krijuara në Mesdheun Lindor. Një lajm të tillë e ka konfirmuar vetë Aleanca e NATO-s, përmes një shënimi në faqen zyrtare, ku pohohet se tashmë është krijuar edhe një mekanizëm dypalësh ushtarak.

“Pas një sërë takimesh teknike midis përfaqësuesve ushtarakë të Greqisë dhe Turqisë në Selinë e NATO-s në Bruksel, erdhëm deri te krijimi i një mekanizmi dypalësh ushtarak. Mekanizmi është krijuar për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor”, thuhet në deklaratë.

Bisedimet teknike për krijimin e një mekanizmi ushtarak filluan në fillim të shtatorit dhe u iniciuan nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas kontakteve të nivelit të lartë me Greqinë dhe Turqinë.

Stoltenberg tha: “Unë mirëpres krijimin e një mekanizmi ushtarak të de-përshkallëzimit të konfliktit, i arritur përmes angazhimit konstruktiv të Greqisë dhe Turqisë, të dy aleatë me vlerë të NATO-s. Ky mekanizëm i sigurisë mund të ndihmojë në krijimin e hapësirës për përpjekjet diplomatike për të adresuar mosmarrëveshjen themelore dhe ne jemi të gatshëm ta zhvillojmë atë më tej. Unë do të qëndroj në kontakt të ngushtë me të dy aleatët. ”

Njoftimi i erdhi ndërsa udhëheqësit e Bashkimit Evropian filluan bisedimet në kuadër të një samiti mbi marrëdhëniet e tyre me Turqinë.

The post NATO rikthen paqen mes Turqisë dhe Greqisë: Për të ulur rrezikun e incidenteve në Mesdheun Lindor krijuam… appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !