Në festën e Rusisë, Serbia nis avionët lufttarakë afër kufirit me Kosovën

Mos ja mësyni këtyre dy rrugëve të Prishtinës sot me veturë!

Rusia sot do të festojë të ashtëquajturën “Dita e fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore”.

Serbia është shteti i vetëm ballkanik do të festojë me aleatët e saj.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ka njoftuar se në 17 qytete të Serbisë të hënën, do të ngrihen avionët luftarakë për nder të Rusisë.

Avionët është njoftuar se do të fluturojnë edhe në Leskovc, afër kufirit me Kosovën.

Në njoftim thuhet se avionët e Serbisë do të nisen nga Beogradi, Novi Sad, Zrenjanin, Pançevë, Uzhicë, Pozhegë, Çaçak, Kragujevc, Jagodinë, Çuprijë, Paraqin, Krushevc, Trstenik, Kralevë, Nish, Prokuplje dhe Leskovci.