Në Klinikën Gjinekologjike po trajtohen katër gra shtatzëna me COVID-19

Reklama

Katër shtatzëna me COVID-19 po marrin trajtim në Klinikën Gjinekologjike.

Në repartin COVID në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës momentalisht janë duke u trajtuar 4 gra shtatzëna. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile, dy prej tyre së shpejti pritet të lindin pasi janë në javët e fundit të shtatzënisë.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress drejtori i kësaj Klinike, Jakup Ismajli i cili tha se nga janari i vitit 2021 e deri tani në këtë repart të dedikuar për COVID janë trajtuar gjithsej 21 shtatzëna.

“Momentalisht në repartin e dedikuar për COVID për shtatzëna, janë të hospitalizuara katër paciente. Dy janë në javën e 37 apo 38 të shtatzënisë, kurse dy janë shtatzëni të hershme, njëra në javën e 22-të dhe njëra në javën e 29-të. Këto dy shtatzëna që janë në javën e 37-të njëra pritet, meqenëse lindjen e mëparshme e ka me prerje cezariane, pritet që brenda javës të përfundojë (kryejë lindjen). Kurse tjera është në shtatzëninë e dytë dhe me lindje normale. Gjendja e pacienteve është stabile. Në vitin 2020 i kemi pasur gjithsej 103 paciente (me COVID) që kanë kërkuar trajtim në klinikën tonë, 47 kanë përfunduar me lindje, kurse të tjerat kanë qenë shtatzëni të cilat pas trajtimit dhe mjekimit janë lëshuar për shtëpi. Kurse në vitin 2021 i kemi 21 shtatzëna (me COVID), një lindje me prerje cezariane”, theksoi Ismajli.

Meqenëse ditëve të fundit janë shtuar rastet e reja të të prekurve me COVID-19, Ismajli tha se institucionet kanë bërë një lirim të parakohshëm të masave anti-COVID dhe kjo tash po reflekton në rritje të shifrave.

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...