Ngordh në Moskë krokodili i Hitlerit, historia e çuditshme e reptilit

Britain’s Got Talent star Lioz Shem Tov previously performed for Simon Cowell in US

Britain’s Got Talent star Lioz Shem Tov previously performed for Simon Cowell in US

Një krokodil që mendohet se i përkiste liderit të Gjermanisë naziste, Adol Hitlerit, ngordhi në kopshtin zoologjik të Moskës.

Krokodili u gjet nga trupat britanike pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe iu dha Ushtrisë së Kuqe. Prej aty, zvarraniku u çua në kryeqytetin rus, ku dhe u vendos në kopshtin zoologjik.

Reptili 84 vjeçar jetoi në Moskë që nga viti 1946 dhe quhej Saturn.

Ai mendohet se ka qenë një ndër krijesat që ngjallte më shumë kureshtje në kopshtin zoologjik të Berlinit, ndërkohë që edhe Hitleri e kishte si pjesë të koleksionit të tij të “kafshëve shtëpiake”.

Mendohet se ai u kap në Misisipi në vitin 1936 dhe më pas u transportua në Berlin.

Mediat në Rusi shkruajnë se në vitin 1990, kur u qëllua me tank në ndërtesën e parlamentit në Moskë, në sytë e tij pati lot, sepse i kujtonin bombardimet në Berlin.

Disa herë ai i ishte afruar vdekjes, por ia kishte dalë të shpëtonte.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !