Nis Eurovision, Shqipëria e hap natën e parë të spektaklit

Këngëtarja shqiptare nis rrugëtimin me këngën “Sekret”, ndërsa është paralajmëruar një performancë energjike dhe unike, për të cilën ajo ka marrë vëmendje të madhe edhe me veshjen.

Para se të nisë ky edicion është publikuar edhe mënyra se si do të mund të votohet për përfaqësuesen e Shqipërisë dhe për përfaqësueset e shteteve të tjera.

“Këto janë të vetmet shtete që mund të votojnë për Shqipërinë sot në gjysmëfinale! Sonte ‘Sekret’ hap Eurovision”, ka shkruar Ronela në “Facebook”.

Finalja e madhe e këtij spektakli është më 12 maj.

The post Nis Eurovision, Shqipëria e hap natën e parë të spektaklit appeared first on Albinfo.