Një foto si kujtim/ 100 mjekë në Rusi, viktimat e luftës kundër koronavirusit

Mjekët kanë bërë një listë në kujtim të kolegëve, të cilët kanë vdekur në vendin e punës. Lista ka tashmë 100 emra, por Ministria e Shëndetësisë në Rusi hesht.

Dy javë më parë, një “listë e kujtimeve” u publikua në internet. Në atë listë përfshiheshin mjekë rusë dhe bjellorusë, infermierë dhe punëtorë të tjerë shëndetësorë, të cilët vdiqën gjatë pandemisë së Coronavirusit.

Deri më datë 5 maj, kjo listë është mbushur me 100 emra. Aty gjendet edhe anesteziologu Sergei Beloshitsky, i cili punoi me pacientë të infektuar me COVID-19 dhe njëkohësisht u infektua në punë; radiologu Vladimir Fioshin nga rajoni Ulyanovsk; infermierja Natalia Khechumova nga Gatchina, etj.

Në atë listë gjenden edhe mjekë nga vendet e tjera: kiropraktori Zhang Junfeng, i cili vdiq në Rostov-on-Don dhe tekniku dentar Jean-Louis Cavalli, i cili punoi në Qendrën e Mjekësisë Evropiane.

Njëri nga krijuesit e kësaj liste, kardiologu Aleksey Erlikh tha për gazetën ruse Novoya Gazeta se, “ne këto të dhëna i kemi marrë nga kolegët dhe miqtë e atyre të raportuar si të vdekur. Ne nuk bëjmë kontrolle të dyfishta të emrave dhe mbiemrave të tyre”. Ai vuri në dukje se kjo është një “listë e pa verifikuar e statistikave”.

“Ne mund edhe të kemi diskutime të gjata për këtë gjë, nëse këto vdekje kanë ndodhur ose jo për shkak të Coronavirusit”, thotë Elrikh. Ndërsa vetëm njëri i paraqitur në këtë listë, përshkruhet si “i vdekur për shkak të infektimit me Coronavirus”. Të afërmit ose kolegët shëndetësor zakonisht raportojnë vdekjen e kolegëve të punës, por më shpesh këta të fundit.

Neuro-kirurgu Alexey Kashcheev tutje shton se, ai personalisht ka njohur dy persona të cilët gjenden në këtë listë dhe mbi të gjitha kjo është një kujtesë e njerëzve dhe ata janë kolegët e tyre.

Kashcheev shton se, “për shembull, profesor Kapitanov. Ai ishte një oroneurolog dhe otoneurokirug i famshëm nga Instituti Burdenko. Kemi punuar në të njëjtin kat dhe kemi bërë fitnes në të njëjtën palestër”. Sipas Kascheev, krijimi i një liste të tillë do të ndihmonte familjet e punonjësve shëndetësor të vdekur, për të marrë paga nga shteti.

Kascheev tutje thotë se, “është shumë e rëndësishme të potencohet se jo të gjithë këta njerëz kanë punuar me pacientë të prekur me Coronavirus. Ata thjeshtë kanë vazhduar të punojnë në kushtet e Coronavirusit. Andaj edhe mjekët që punojnë në kushte të tilla janë gjithnjë e më shumë në rrezik. Ky është mendimi im personal dhe unë mendoj se shteti duhet të konsiderojë një lloj pagese për familjet e tyre, sepse këta njerëz, thënë me terma ushtarak, vdiqën në krye të detyrës”.

Shefi i epidemiologëve të pavarur të Ministrisë së Shëndetësisë ruse, Nikolay Briko, përmendi “Listën e Kujtesës” më 29 prill dhe më pas vuri në dukje se në të gjenden më shumë se 70 emra.

“Në vendin tonë në shumë rajone ka zona të shumta të sëmundjes me Coronavirus dhe kryesisht në organizata shëndetësore”, thotë ai. Vetëm një numër rastesh, autoritetet ruse raportuan vdekjen e mjekëve me COVID-19. Për shembull, komiteti i shëndetit të qytetit të Shën Petersburgut, javën e kaluar foli për vdekjen e katër infermierëve. Në të njëjtën kohë ata deklaruan se “ata ose kishin sëmundje të tjera serioze që çuan në vdekjen e tyre, ose nuk ishin infektuar gjatë kohës sa ishin në detyrë”.

Nuk dihet nëse ekziston një listë zyrtare e punonjësve shëndetësor të cilët kanë vdekur nga Coronavirusi dhe kjo ende mbetet e pa qartë. Ministria e Shëndetësisë ruse nuk ju përgjigj kërkesës së Novaya Gazeta, nëse ekzistojnë statistika të punëtorëve shëndetësor rus të infektuar apo vdekur nga COVID-19.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !