Një mjek sulmohet nga qentë në oborrin e QKUK-së

Konjufca thotë se Gjykata Speciale s’është hiç e Kosovës

Qentë endacakë tashmë janë bërë problem për qytetarët në vend. Cak i sulmit tyre ishte specializanti i QKUK-së, Venhar Rexhi. Ai është sulmuar nga qentë në oborrin e QKUK-së.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci tha se specializanti nuk u kafshua nga qentë por në ikje e sipër pësoi lëndime duke e thyer krahun e dorës së djathtë për cka iu deshtë edhe të bënte intervenimi kirurgjik në Klinikën e Ortopedisë.

“Gjatë kësaj periudhe ai është sulmuar nga qentë endacakë, për fat të mirë nuk është kafshuar. Mirëpo, në ikje e sipër është rrezuar dhe ka pësuar frakturë të krahut të dorës së djathtë”, tregoi ai.

Tutje ai tregoi edhe se shqetësimi i mjekut Rexhi ka qenë për pasojat pas operacionit.

“ka qenë i shqetësuar dhe e ka pas një gjendje të një reagimi ndaj stresit akut por për fat të mirë është shqetësuar. Shqetësimi më i madh i doktorit ka qenë për pasojat pas operacionit, por për fat të mirë gjithçka ka shkuar mirë”, tregoi Kutllovci për Klan Kosovën.

Ky është rasti i dytë brenda dy muajve të sulmeve të mantilbardhëve nga qentë endacak në QKUK. Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) thonë se shpresojnë që kërkesat e tyre ti marrin parasysh Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit si dhe Komuna e Prishtinës.