Nuk premtojnë kthim të shpejtë në normalitet masat e reja

Smaka: Pas pandemisë vendi shkon në zgjedhje të reja

Bllokimi i sistemit të drejtësisë, masat e reja s’premtojnë kthim të shpejtë në normalitet.

Seancat gjyqësore nuk janë duke u mbajtur prej gjysmës së dytë të muajit mars. Nuk dihet ende se kur mund të nisin ato, meqë te masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë nuk është përfshirë edhe sistemi i drejtësisë.

Shumica e seancave gjyqësore, të planifikuara për pjesën e dytë të muajit mars dhe për muajin prill, janë anuluar me qëllim që të shmanget përhapja e virusit COVID-19. Përjashtim bëjnë seancat për caktimin e masës së paraburgimit.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se kjo gjykatë i ka punuar rastet urgjente dhe ato që e rrezikonin parashkrimin.

“Të gjitha rastet urgjente janë trajtuar. Gjyqtarët e Apelit janë duke punuar”, ka thënë ai.

Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës kanë thënë se funksionimi i gjykatave varet nga vendimi i Qeverisë. Ky këshill, në vendimin e vet, ka përcaktuar aktivitetet e kufizuara të gjykatave.

“Reduktohen esencialisht të gjitha aktivitetet në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të gjitha Gjykatat e Kosovës… Kryetarët e Gjykatave të caktojnë gjyqtarët dhe stafin administrativ të mjaftueshëm për të kujdestaruar dhe realizuar vetëm veprimtaritë e natyrës urgjente, ato të caktimit të masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve, paraburgimit apo masave tjera, rastet e dhunës në familje, masave tjera si dhe rasteve tjera urgjente që eventualisht mund të paraqiten”, thuhet në vendimin e KGJK-së.

Në këtë vendim thuhet se do të mbahen të gjitha seancat për caktimin e masave të paraburgimit ose vazhdimit të tyre./koha

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !