Origjina e Covid-19: Çka thotë doktor Fauci

Vritet lideri i ISIS’it në Siri, Bideni konfirmon lajmin

Krye-eksperti amerikan i sëmundjeve ngjitëse, Antonio Fauci, ka thënë se ai përkrahë hetimet e vazhdueshme mbi origjinën e korona virusit pas propozimit të dy senatorëve për krijimin e një task- force që do të merrej më këtë çështje.

I pyetur nëse ai mendon që është e nevojshme të bëhet një hulumtim mbi origjinën e Covid-19, Fauci u deklarua:

“Mendoj së është e rëndësishme të shikohet në të gjitha këndvështrimet e mundshme për të nxjerr mësime nga ky shpërthim i pandemisë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me origjinën e virusit, por edhe të shohim mundësitë se si të përgatitemi në të ardhmen për tu ballafaquar me raste si ky i fundit”, tha ai.

Dr. Fauci gjithashtu nënvizoi se studimet e mëhershme mbi korona virusin e parë të diktuar në vitin 2002 kishin zgjatur me vite të tëra deri sa kishin arritur në përfundim mbi origjinën e virusit, gjë që nënkupton se e njëjta mund të vlejë edhe për Covid-19.(Independent/Periskopi)