Osmani udhëton drejt Lituanisë, u ftua nga Presidenti Nauseda

Ronela Hajati ka dy fjalë pasi nuk arriti në finale

Presidentja Osmani udhëton drejt Lituanisë, u ftua nga Presidenti Nauseda.

Zyra e Presidencës ka njoftuar sot se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare drejt Lituanisë me ftesë të presidentit të këtij shteti, Gitanas Nauseda.

Sipas komunikatës, gjatë vizitës zyrtare në Lituani, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të takojë përfaqësues të lartë shtetëror ku do të diskutohet forcimi i partneritetit ndërshtetëror dhe përgjigja e përbashkët kundrejt situatës politike dhe të sigurisë në Evropë.

“Presidentja do të pritet nga homologu i saj Gitanas Nausėda, ku do të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe bashkërendimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Presidentja gjithashtu do të takojë Kryeministren e vendit, Ingrida Šimonytė si dhe Kryetaren e Kuvendit të Lituanisë, Viktorija Čmilytė-Nielsen. E shoqëruar nga Ministrja e Brendshme Agnė Bilotaitė, Presidentja Osmani do ta vizitojë qendrën e regjistrimit për refugjatë të luftës nga Ukraina dhe më pas do t’i drejtohet një grupi akademikësh e studentësh në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike për të folur mbi mbrojtjen e demokracisë”, thuhet në fund.