Pamje nga aksidenti ku mbetën të vdekur dy persona

Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur.

Lajm e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku po ashtu është bërë e ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Tutje thuhet se si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që po ashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin.

Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht”, njofton Policia.

Lajme me shume...