Pandemia nuk e ndalon Turqinë: Rifillon shpimet për naftë në mesdhe

Ilaç i ri anti Covid-19, po provohet tashmë te pacientët britanikë

Ilaç i ri anti Covid-19, po provohet tashmë te pacientët britanikë

Turqia ka intensifikuar kërkimin e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, pavarësisht pandemisë së COVID-19, që së bashku me uljen e cmimit ë naftës, ka rezultuar dhe në një pezullim të përkohshëm të aktiviteteve të kompanive të huaja të arit të zi në rajon.

Dy anijet turke – Fatih dhe Yavuz – kanë vazhduar operacionet e tyre, ndërsa një e tretë, Kanuni, ka mbërritur në qytetin bregdetar Taşucu në mesin e marsit. Koronavirusi shkaktoi një rënië te papritur ekonomike globale, pasojë e së cilës ishte dhe e tatëpjeta e kuotimit të naftës në tregjet botërore.

Situata e krijuar prej pandemisë ndikoi edhe në aktivitetet e eksplorimit dhe shpimit nga ana e kompanive globale të naftës, duke rezultuar me rishikime apo edhe pezullime të përkohshme të këtyre programeve, përfshirë ato në Mesdheun Lindor.

Exxon Mobil i ka frenuar që nga 13 prilli planet e saj për kërkime në brigjet brigjet e Qipros. Mediat ndërkombëtare raportuan se edhe programet e konsorciumit franko-italian, Total dhe ENI, janë shtyrë në tre puset e planifikuar për vitin 2020 dhe gjashtë puse të planifikuara për dy vitet e ardhshme. Operacionet turke të shpimit për naftë I shtuan tensionet në rajon vitin e kaluar. Turqia këmbënguli se ato po zhvilloheshin brenda shelfit të saj kontinental.

Por kreu i atëhershëm I Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker i cilësoi shpimet si të paligjshme dhe liderët e BE-së I kërkuan të tregonte vetëpërmbajtje e të respektonte të drejtat sovrane të Qipros.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !