Para përballjes me Kurtin, Vuçiqi takohet me Borrellin


Vuçiqi takohet me Borrellin para përballjes me Kurtin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sapo ka arritur në ndërtesën e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel për ta zhvilluar takimin me Shefin e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përpara takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Tanjug.

Borrell pritet që paraprakisht ta takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi trepalësh mes Kurtit dhe Vuçiqit me ndërmjetësuesit evropianë pritet të fillojë rreth pas pak minutash.

Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka planifikuar të flasë për rezultatet e dialogut pas këtij takimi.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...