Pas masakrës me 22 të vrarë, Kanadaja merr vendimin ekstrem për armët e zjarrit (FOTO)

Koronavirusi iu “pret krahët” linjave ajrore, nis tsunami i humbjes së vendeve të punës

Koronavirusi iu “pret krahët” linjave ajrore, nis tsunami i humbjes së vendeve të punësKanadaja ka njoftuar sot ndalimin e zotërimit të armëve të sulmit pas masakrës me 22 të vrarë javës që shkoi, më e rënda në historinë e vendit. Kryeministri Justin Trudeau tha sot: “Këto armë kanë krijuar për një qëllim të vetëm, të vrasin sa më shumë njerëz, në një kohë sa më të shkurtër të mundshme.

Në Kanada nuk ka më vend dhe përdorim për armë të tilla. Menjëherë, nuk është më e lejuar të blihen, shiten, importohen apo përdoren armë ushtarake sulmi në këtë vend”.

Pas sulmit makabër në rajonin Nova Scotia, Trudeau tha se qeveria e tij do të punojë për kufizimin e armëve, dhe se plani ishte shtyrë fillimisht prej epidemisë së koronavirusit.

Në fillim të javës policia në Nova Scotia tha se sulmuesi Gabriel Wortman, ishte armatosur me dy automatikë dhe disa pistoleta automatike. Gjatë rreth 14 orëve ai vrau 22 njerëz në një komunitet te vogël. Kryeminsitri shtoi se do të nisë menjëherë një periudhë dy-vjeçare amnstie për të lejuar zotëruesit e armëve të përshtateshin me ligjin e ri.

Kanadaja ka një nga përqindjet më të larta të zotërimit të armëve për kokë pas SHBA, me rreth 34.7 armë zjarri për çdo 100 njerëz. Në SHBA ka rreth 120 armë për çdo 100 njerëz.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !