Pas ndërprerjes së seancës, përfundon edhe protesta e veteranëve të UÇK-së

Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së

Ka përfunduar protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi që është arritur kërkesa e tyre për ndërperjen e seancës.

Para të pranishmëve ka folur Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.

Ai ka bërë të ditur se veteranët nuk do ndalen pa hequr dorë Qeveria nga Ligji të cilin e ka sjellë në Kuvend.

“Pa u kthy ligji në vend, pa u përfshirë kategoritë e dala nga lufta dhe pa hequr dorë kjo qeveri nga nëpërkëmbja e veteranëve ne do t’i përgjigjemi çdoherë. Ne ju falënderojmë që ishit gjithë kohënm, ju ftoj që të shpërndaheni të qetë dhe kurdo që t’iu ftojmë t’i përgjigjemi në formë meritore”, tha ai para turmës.