Pas takimit me Kurtin, Lajçak nuk prononcohet për media


Lajçak nuk prononcohet për media pas takimit me Kurtin.

Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili ka zgjatur për një orë dhe ata nuk janë prononcuar për mediat.

Ky është takimi i parë i diplomatit sllovak në vizitën treditore që ka nisur sot në Kosovë.

Ai nesër në orën 08:00 do të zhvillojë takim me ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, për të vijuar me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe më pas me liderët e partive politike.

Pas Kosovës, Lajçak do të qëndrojë për vizitë në Serbi më 3 dhe 4 mars, dhe në Mal të Zi më 4 dhe 5 mars.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...