Pasi shënoi golin vendimtar ndaj Sevillës, Pique dëmtoi ligamentin


Pique ka dëmtuar ligamentin pasi shënoi golin vendimtar ndaj Sevillës.

Gerard Piqué ka pësuar ndrydhje në ligamentin e brendshëm anësor të gjurit të tij të djathtë, siç konfirmohet nga klubi i Barçë në buletinin mjekësor të kësaj të enjteje.

Klubi katalan nuk specifikon se sa kohë do të mungojë mbrojtësi.

Piqué në momentin e dëmtimit duhej të merrte trajtimin e duhur mjekësor jashtë fushës, por ai vendosi të qëndronte në lojë. Ai e mbylli ndeshjen me një gol me shumë peshë, që ishte vendimtar në kualifikimin e Barcelonës në finale të Kupës së Mbretit.

Koeman tha në konferencën për shtyp se nuk e dinte shkallën e dëmtimit të futbollistit.

Piqué ka qëndruar larg fushës për tre muaj për shkak të një dëmtimi të ligamenteve në gjurin e tij të djathtë në ndeshjen e kampionatit kundër Atléticos së Madridit pas një përplasjeje me Correa.

Humbja e Piquésë është një problem shumë i madh për trajnerin Koeman.

Kthimi i mbrojtësit qendror rezultoi thelbësor për performancën e mirë të ekipit në ndeshjet e fundit, përtej golit të pabesueshëm që shënoi në gjysmëfinale kundër Sevilla.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...