PDK-ja për vendimin e Supremes: Duket të ishte e prirë nga interesat klanore dhe politike

Në Serbi regjistrohet rasti i parë i Lisë së majmunëve

PDK-ja për Supremen: Duket të ishte e prirë nga interesat klanore dhe politike.

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme që ka vendosur në favor të ZRrE-së sa i përket rritjes së rrymës.

“Gjykatat Supreme e ka anuluar vendimin e dy Gjykatave të stadit më të ulët, konkretisht Gjykatës themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit. Të dyja këto gjykata kanë qenë të një mendimi se kjo rritje është bërë edhe në kundërshtim me ligjin, edhe në kundërshtim me përpjekjen tashmë të munguar q qytetari i Kosovës të mbrohet nga shtrenjtimi i energjisë elektrike”, ka thënë Ramadani në konferencë për media.

“Ne si Parti Demokratike e Kosovës e kundërshtojmë ashpër këtë vendim të Gjykatës Supreme duke e konsideruar atë si vendim të ndikuar politikisht nga qeveria aktuale”.

“Gjykata Supreme duket se ka qenë e prirë nga interesa të tjera klanore, karrieriste dhe posaçërisht politike”.

Ramadani tha se në një kohë kur qytetarët e Kosovës po e lënë Kosovën, vjen ky vendim i Gjykatës Supreme të cilin PDK-ja e konsideron të padrejtë dhe të pakuptimtë.

“Në kohën kur një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës, sidomos në veri, e presin mundësinë e parë që të largohen dhe gjejnë punë në vende tjera, vendimi ky për të cilin po flasim sot i Gjykatës Supreme është vendim i padrejtë për nga mungesa e sensit për të kuptuar se si jetojnë qytetarët e Kosovës”.

“Për nga mungesa e profesionalizmit, profesionalizëm ky që bie viktimë e politikës arrogante, qeveritare, që mendon se drejtësia në politikë dhe qeveri është mbi drejtësinë që duhet ta ndajnë gjykatat”.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta lë me kaq. Ne do të gjejmë forma të ndryshme për ta shtyrë përpara kauzën tonë që ka për qëllim mbrojtjen e një kualiteti të jetës që po dëmtohet vazhdueshëm dhe pandalshëm nga papërgjegjësia dhe jokompetenca e kësaj qeverie”.