Për tri ditë identifikon 66 lëmoshë-kërkues

Sarrazin: Kosova është zemra e Europës dhe përket në Këshill të Europës

Policia për tri ditë identifikon 66 lëmoshë-kërkues.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është në zbatim të planit operativ “identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si dhe viktima të mundshme të trafikimit”.

Sipas njoftimit të policisë, në tri ditët e fundit janë identifikuar44 fëmijë lëmoshë-kërkues, ku prej tyre 36 janë shtetas kosovarë dhe tetë shtetas të Shqipërisë.

Tutje, në njoftim thuhet se gjatë këtyre tri ditëve gjithashtu janë identifikuar 22 lëmoshë-kërkues të moshës së rritur ky prej tyre 14 janë shtetas kosovarë dhe tetë të Shqipërisë.

“Të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë janë referuar në QPS-në përkatëse. Shtetasit e Shqipërisë pas verifikimit janë referuar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për trajtim të mëtutjeshëm sipas ligjit për të huaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, bëhet e ditur se gjatë procedurave policore nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit me njerëz.