Përfundon protesta, Berisha: Po shpërndahemi, për t’u kujdesur për njerëzit tanë

Berisha mbyll protestën.

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar se do të shpërbahen, për të vazhduar ditëve në vazhdim me aktivitete për arritjen e qëllimeve të tyre.

Ai tha se shumë shpejtë do t’i njoftoi mbështetësit e tij, për atë që ai e quajti betejë të radhës, përcjell Klankosova.tv.

Edi Rama mbanë peng Lul Bravën dhe bashkë me të me dhunë dhe terror, shtëpinë e PD-së. Ky përbënë një akt të pashembullt në 30 vite. Përpjekjet do vazhdojnë gjer në arritjen e qëllimit”.

“Sot ne do shpërndahemi, do të kujdesemi për njerëzi tanë, për të arrestuarit, për të plagosurit të cilët janë goditur me çarje koke dhe në forma të tjera. Do njoftoi shumë shpejtë betejën tjetër, të cilat nuk do të ndalen kurrë, deri në fitoren tonë të plotë”, u shpreh ai.

Lajme me shume...