Përfundon Samiti i Zagrebit, Presidenti Thaçi tregohet i prerë me Bashkimin Evropian

Konfirmohet 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen 43 të tjerë

Ka përfunduar Samiti i Zagrebit, Presidenti Thaçi është treguar i prerë me Bashkimin Evropiane.

Presidenti i Republikës së Kosovës, përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook, ka theksuar edhe një herë përmes adresimit online në Samitin e Zagrebit, që BE të merr vendim për liberalizimin e vizave.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Në adresimin online në Samitin e Zagrebit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor theksova nevojën urgjente që BE-ja të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Para 20 vjetësh në Samitin e Zagrebit iu ofrua perspektiva evropiane Kosovës dhe Ballkanit.

Është e dhimbshme që sot ta dëgjojmë përkushtimin e njëjtë, por pa vendim për liberalizimin e vizave.

Madje edhe pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, përkundër që i kemi përmbushur të gjitha kriteret.

BE-ja dhe shtetet anëtare kanë fuqi që ta ndryshojnë këtë trend negativ. Atyre u bëra thirrje që të tregojnë lidership dhe vullnet për ta afruar Kosovën me BE-në.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !