Përveç koronavirusit në Kosovë janë në hall me këpushat

Në Kosovë është bërë mjaft shqetësues pickimi nga këpushat. Kështu, ndërsa autoritetet janë angazhuar maksimalisht që të parandalojnë përhapjen e COVID-19, një tjetër problem janë këpushat dhe qyteti më i prekur nga ky infeksion është Malisheva.

Sipas IKSHP-së,deri më tani janë regjistruar 811 pickime. Në lidhje me këtë, IKSHP-ja bëri të ditur se Komuna e Malishevës këtë javë po bënë dezinfektim selektiv në asgjësimin e këpushave. Komunat e tjera endemike po përgatiten dhe besojmë së shpejti do të fillojnë me dezinfektim selektiv.

IKSHP-ja në Kosovë ka dhënë disa rekomandime për t’u mbrojtur nga ky fenomen:

Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,

Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,

Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,

Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,

Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,

Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),

Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,

Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë, bëhet e ditur në njoftimin e tyre.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !