Pika kufitare e Kapshticës e mbyllur deri më 8 mars, kush lejohen të hyjnë në Shqipëri


Pika kufitare e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur deri në datë 8 mars, ka bërë të ditur Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë.

Deri më këtë tani, nuk lejohet dalja nga Shqipëria dhe hyrja në Greqi. Ndërkohë, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë do të bëhet në intervalin kohor 06:00 deri në 22:00.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.03.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

The post Pika kufitare e Kapshticës e mbyllur deri më 8 mars, kush lejohen të hyjnë në Shqipëri appeared first on Zonë E Lirë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...