Po kërkohet nga shumë skuadra, Vincius do të luajë për fanellë

Ja kur Mane do të prezantohet si lojtar i Bayern Munchen

Real Madrid ka pasur një sezon për të kujtuar.

Me një tjetër titull në La Liga dhe një trofe të Ligës së Kampionëve, Madridi tregoi edhe një herë pse janë një nga klubet më të mëdha dhe sa të suksesshëm janë, përcjell ORAinfo.

E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa Vinicius. Skuadra ka parë paraqitje të shkëlqyera nga Benzema, Courtois dhe Modric, ndërsa Vinicius gjithashtu tregoi pse është një talent i ri kaq i madh.

Ja kur Mane do të prezantohet si lojtar i Bayern Munchen

Anësori brazilian tashmë është bërë titullar i rregullt në moshën 21-vjeçare dhe ka heshtur të gjithë kritikët që kur mbërriti në Santiago Bernabeu. Numri 20 ka bërë gjithsej 52 paraqitje në të gjitha garat, shumica prej të cilave që në fillim. Ai ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 16 asistime, duke thyer numrin e tij të mëparshëm.

Vinicius ka fituar botën e futbollit me lojën e tij, por edhe ekipet e tjera tashmë e konsiderojnë atë si një lojtar yll.

Megjithatë, braziliani i ka bërë të qarta qëllimet e tij në më shumë se një rast. Ai nuk po mendon të largohet nga Real Madrid./ORAinfo/