Policia e Kosovës ndalon kontrabandim të pijeve alkoolike dhe mishit të bluar

Policia ndalon kontrabandim të pijeve alkoolike dhe mishit të bluar.

Policia, sonte pas mesnatës, ka arritur të të parandalojë kontrabandimin me mallra, ku si rrjedhojë janë kapur mallra të ndryshme, si pije alkoolike, mish I bluar, pjesë të automjeteve dhe fletore.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se këto mallra ishin duke qarkulluar në rrugë malore nga Serbia në Kosovë.

“Njësia e Policisë Kufitare me mbështetjen e Hetimeve Rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit janë duke punuar intensivisht për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla, ndërsa malli I konfiskuar I dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim