Policia në Ferizaj për një javë shqipton 1334 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion

Për herë të parë takohen Beatrixa dhe Einxhel pas daljes nga BBV dhe thumbojnë Donaldin

Për një javë, Policia në Ferizaj shqipton 1334 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Policia Rajonale në Ferizaj ka ndërrmarr disa aktivitete në identifikim të kundërvajtësve të ndryshme, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Në kuadër të kësaj, Policia Rajonale ka angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt.

Gjatë javës, nga data 02-08 Maj-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 478 gjoba

Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 11 gjoba

Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 2 gjoba

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 29 gjoba

Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, 11

Kalimi i afatatit të regjistrimit , 33 gjoba

Policia gjatë aksionit në Frizaj

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 26 gjoba

Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 209 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 65 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 470 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 29 shoferëve

Gjithsej , 1334 gjoba.

Ndërkaq janë raportuar 36 aksidente në komunikacion: 24 me dëme materiale dhe 12 me lëndime trupore .

“Policia Rajonale në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në fund.