Premton Zidane: “Do të japim gjithçka për të kaluar në finale”


Në finale, Chelsea ose Reali

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Chelsean në Champions League.

Reali barazoi 1-1 në shtëpi me Chelsean, rezultat që i favorizon Blutë e Londrës tani për tani.

Zizu thotë se të tijtë janë gati për një natë magjike në Ligën e Kampionëve.

“Jemi të përgatitur. E dimë se çfarë na ka sjell deri këtu, do të japim gjithçka për të kaluar në finale”, tha ai.

“Do të bëjmë lojën tonë, Është ndeshje 90 minuta apo më shumë. Duhet të përgatitemi mirë, është një gjysmëfinale, nuk luhet çdo ditë”.

Në finale, Chelsea ose Reali do të kenë punë me Manchester Cityn, që eliminoi PSG-në.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...