Vuçiq e pret në Beograd Emisarin e Kancelarit Scholz për Ballkanin Perëndimor.
President serb Aleksander Vuçiq është takuar me Emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në Beograd.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Emisarit Sarrazin në Serbi, teksa Vuçiq ka postuar fotografi nga takimi që ka filluar në ora 9:00 në Presidencën serbe.
Sarrazin është emëruar Emisar Special nga qeveria gjermane në shkurt të këtij viti.
Emisari Sarrazin ka thënë se Gjermani e përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe dëshiron që procesi të rifillojë mes palëve.