Presidentja Osmani: Diplomacia parlamentare, ndër mjetet më efektive për avancimin e raporteve ndërmjet shteteve

Cramon kërcënohet nga mercenarët rus të “Wagner”-it

Osmani: Diplomacia parlamentare, ndër mjetet më efektive për avancimin e raporteve ndërmjet shteteve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin ekzekutiv të Parlamentit të Amerikës Latine (Parlatino), Elías Castillo, si dhe me deputetë të këtij parlamenti.

Osmani përmes një postimi, tha se gjatë këtij takimi ka theksuar përkushtimin e Kosovës “që të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi dhe komunikimi me shtetet anëtare të Parlatinos”.

“Diplomacia parlamentare gjithnjë mbetet ndër mjetet më efektive për avancimin e raporteve ndërmjet shteteve”, ka shkruar tutje Osmani.