Presidentja Osmani pritet në darkë nga Pelosi në SHBA: Diskutuam për sigurinë e Ballkanit

Kryesia e PDK-së: Komisioni Hetimor do të zbardhë çdo keqpërdorim gjatë krizës energjetike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në darkën e organizuar për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar fotografi nga takimi, Osmani ka thënë se ka diskutuar për për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan.

“Mbrëmë u pritëm nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në darkën e organizuar për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut. Diskutuam për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan, si dhe theksuam rëndësinë e partneritetit e komunikimit të vazhdueshëm në të dy anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar mes të tjerash Osmani.