Presidentja Osmani takon ish-presidentin e Kosta Rikës

Vjosa Osmani po vazhdon të takohet me figura të rëndësishme.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar në San Jose me presidentin e deritanishëm të Kosta Rikës Carlos Alvarado Quesada.

Me këtë rast Osmani ka vlerësuar lart rolin aktiv të Alvarado për të promovuar pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës në Amerikën Latine dhe më gjerë.

Ajo ka përmendur raportin e veçantë në mes të dy vendeve dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Kosta Rikën si një nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë e shtetit tonë.

Gjatë vizitës në Kosta Rika, Osmani është takuar edhe me presidentin e ri të këtij vendi Rodrigo Chaves.