Prokuroria e Pejës mer vendim për rastin e mauneve me fotografitë e Putinit dhe Karaxhiqit

Prindërit e Medës të zhytur në luks

Prokuroria e Pejës e mbyll rastin e mauneve me fotografitë e Putinit dhe Karaxhiqit.

Prokuroria e Pejës e ka mbyllur rastin për maunet me fotografitë e Vladimir Putinit dhe Vuk Karaxhiqit që qarkullonin rrugëve të Pejës.

Lajmi.net ka raportuar të premtën për maunen me fotografinë e Vladimir Putinit që qarkullonte në rrethinën e Pejës.

Lexuesit që kishin dërguar fotografi në adresë të lajmi.net, ishin shprehur të revoltuar atë që kanë parë, duke e cilësuar si provokim të hapur.

Mbylljen e rastit e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se ky veprim është ndërmarrë pasi që është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale.

“Në këtë rast, pas vlerësimit është konstatuar se nuk ka elemente të ndonjë vepre penale”, ka thënë ai për lajmi net.

Ndryshe, nga Dogana e Kosovës apo nga ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë detaje se si janë lejuar të hyjnë këto maune që prapa tyre kishin fotografi nxitëse.

Pas raportimit të lajmi.net të premten për maunen me fotografinë e Vladimir Putinit, policia kishte arritur që ta arrestonte vozitësin e saj.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !