Protestojnë gjermanët kundër masave kufizuese të pandemisë

Guardiola me një super transfer nga BarcelonaGjermanët protestojnë kundër masave kufizuese të pandemisë. Mijëra protestues kundër masave kufizuese të pandemisë u mblodhën të shtunën në Berlin, ku e shpallën fundin e koronavirusit. Kjo protestë erdhi pikërisht në kohën kur autoriteteve u janë shtuar shqetësimet për rritjen e numrit të rasteve të reja, shkruan “AP”, transmeton Gazeta Express. Një grup njerëzish që fishkëllenin dhe brohorisnin, pak prej tyre me maska, marshuan nëpër qendrën e Berlinit nga Porta e Brandenburgut për të vazhduar drejt Parkut “Tiergarten”. Protestuesit u panë duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej “Korona, alarm i rremë”, “Mbrojtje natyrale në vend të vaksinimit” dhe “Jepini fund panikut korona – kthejini të drejtat themelore”. Ata gjithashtu u dëgjuan duke brohoritur “Jemi këtu dhe jemi të zëshëm, sepse po na rrëmbehet liria”. Ndryshe, Gjermania gjatë 24 orëve të kaluara i ka shënuar 955 raste të reja të koronavirusit dhe shtatë viktima. Këto shifra janë dukshëm më të larta në krahasim me disa javë më parë, kur numri mesatar i rasteve ditore ishte rreth 500. Ky lajm eshte mare nga portali ORAINFO nese cenon privatesine e dikujt na shkurani ne facebook dhe e fshijme. Nuk mbajme pergjithesine e lajmeve te postuara ngaqe ne nuk i shkruajme i marrim nga portaleve tjere.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !