Publikohet raporti, numër i madh i rasteve me COVID-19

264 raste të reja janë konfirmuar të shtunën

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 264 raste pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo shifër e rasteve të reja ka rezultuar nga testimi i 7125 të dyshuarve për koronavirus.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, derisa numri i të shëruarve është 10.

Numri i rasteve aktive ka shkuar në 1251 në nivel vendi.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 2877 persona. Numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 789,306, derisa numri i dozave të administruara që nga fillimi i vaksinimit në fund të marsit të vitit të kaluar, është 1,690, 659.

Lajme me shume...