Puthje dhe përqafime, çiftet nuk përmbahen në rrugët e Italisë (FOTO)

Mes emocioneve dhe dashurisë, çiftet e reja shijuan lirinë në Napoli, pas më shumë se 2 muajsh izolim.

Ata u puthën dhe u përqafuan me njëri-tjetrin, pasi qeveria lejoi që miliona italianë më në fund të takojnë miqtë dhe familjarët për herë të parë që nga 9 marsi.

Italia po hyn në fazën e dytë të lirisë këtë javë pas dy muajsh kufizimesh, ku gjithçka u mbyll në vend.

Italianët u përballën me një situatë të vështirë, duke regjistruar shifra të larta të viktimave si pasojë e koronavirusit.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !