Putin i blen dy vila të dashurës në Turqi, mbrohet nga truprojat e Erdogan

Opozita ruse ka lëshuar akuza ndaj presidentit Putin, se ndonëse në kohë lufte, ka gjetur kohën të kujdeset për të dashurën e tij Alina Kabaeva, të cilës dyshohet se i ka blerë dy shtëpi të reja luksoze në Turqi.

Sipas burimeve opozitare, ish-medalistja olimpike, zotëron tashmë një shtëpi pushimesh në Turqinë jugore pranë plazhit dhe një në Stamboll.

Pronat dyshohet se janë blerë nga një ndihmës i ngushtë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruan biznesmeni izraelit me origjinë ruse, Leonid Nevzlin.

Ish-bashkëpronari i Yukos dhe një ndër armiqtë kryesorë të Putinit pretendon se Erdogan ka vendosur rojet e tij presidencialë në shtëpitë e shtrenjta të Kabaevës.

Alina Kabaevës besohet se është e dashura e kreut të Kremlinit dhe nëna e katër fëmijëve të tij, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht. Ajo është një ndër personat e sanksionuar nga Britania, BE dhe Kanadaja për lidhjet personale me Putin.

Pavarësisht sanksioneve Kabaeva përdor një avion privat “Falcon 7X” me vlerë 32.6 milionë paund që fluturon nën numrin e bishtit RA-09009.

Sipas një hetimi të OÇRP, ai i është dhënë me qira Russair dhe transporton pasagjerë të profilit të lartë të mbrojtur nga Shërbimi Federal i Sigurisë.