Qeveria i reagon Pacollit për deklaratat e tij për akt terrorist: Të tërheqë akuzat dhe të kërkojë falje

Eels seek one to one camchats and good times with humans

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të AAK-së, Behgjet Pacollit.

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu ka thënë se deputetit Behgjet Pacolli i është komunikuar zyrtarisht se duhet të respektojë masat, ashtu siç bën çdo qytetar, përfshirë edhe zyrtarët ndërkombëtarë që vijnë në Kosovë.

Ai ka thënë se Pacolli këtë thirrje i i interpretoi si frikë të tij për një “akt terroristik nga ana e shtetit” në të.

Kryeziu ka thënë Pacolli se do të duhet të fliste publikisht dhe të kërkonte falje, duke tërhequr deklaratat e tij.

“Deputeti Pacolli, ndërkohë që vazhdon të zbatojë masat e izolimit në shtëpi, njësoj si çdo qytetar i ardhur nga jashtë, do të duhet të fliste publikisht dhe të kërkonte falje, duke tërhequr ato që tha.

Edhe opozitarizmi e ka një kufi, është e papërgjegjshme, e pamatur, e dëmshme dhe e dënueshme ta quash shtetin tënd “terrorist”, kur ai përpiqet të ruajë shëndetin tuaj dhe të qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

Deputetit Pacolli i është komunikuar zyrtarisht se duhet të respektojë masat, ashtu siç bën çdo qytetar, përfshirë edhe zyrtarët ndërkombëtarë që vijnë në Kosovë.

Fatkeqësisht, me ose pa vetëdije për peshën e rëndë të fjalëve të veta, thirrjet për respektimin e udhëzimit zyrtar që edhe ai të zbatojë masat në fuqi i intepretoi si frikë të tij për një “akt terroristik nga ana e shtetit” në të.

Pra, masat që janë marrë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga virusi, deputeti Pacolli, njëherësh ish Ministri i Punëve të Jashtme dhe ish Presidenti i Republikës së Kosovës, i interpretoi si mundësi për “akt terroristik nga shteti”.

Këto fjalë të rënda, po publikohen në mediat e vendeve që sabotojnë shtetësinë e Kosovës, dhe po përdoren kundër shtetit tonë.

Deputeti Pacolli, ndërkohë që vazhdon të zbatojë masat e izolimit në shtëpi, njësoj si çdo qytetar i ardhur nga jashtë, do të duhet të fliste publikisht dhe të kërkonte falje, duke tërhequr ato që tha.

Edhe opozitarizmi e ka një kufi, është e papërgjegjshme, e pamatur, e dëmshme dhe e dënueshme ta quash shtetin tënd “terrorist”, kur ai përpiqet të ruajë shëndetin tuaj dhe të qytetarëve.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !