Qytetarët po ankohen për çmimin e drunjve

Çfarë po bëjnë arinjtë në Malin Sharr, kamera i kap (VIDEO)

Çmimet janë ngritur shumë në vendin tonë.

Përderisa shitësit nuk tregojnë arsyet se pse është ngritur çmimi, qytetarët thonë se çmimet janë bërë të papërballueshme.

Një pjesë e madhe e buxhetit familjar para stinës së dimrit dedikohet për drunjtë për ngrohje.

Megjithatë këtë vit për një pjesë të qytetarëve, çmimi i druve është i papërballueshëm.

Safet Zeqiri, qytetar nga Fushë Kosova, thotë se këtë vit tregtarët i kanë kërkuar 60 euro për një metër dru, derisa sipas tij një vit më parë çmimi ishte rreth 40 euro.

“Vitin e kaluar çmimi për një kubik dru ka qenë 40 euro, derisa sivjet është 50-60 euro. Sot dola në treg për të siguruar disa dru për familjen, por tregtarët më thënë se çmimi është 60 euro për një metër. Unë u tërhoqa dhe nuk i bleva. Unë kërkoj nga organet komunale që të bëjnë sanksionimin e këtyre shitësve”, tha ai, për RTV Dukagjinin.

Edhe për qytetarin Gazmend Kastrati çmimi i druve për këtë vit paraqet një sfidë, përcjell Telegrafi.
“Vitin e kaluar ka qenë 30 euro metri i druve, derisa këtë vit është 50 euro…Këtë vit është më e vështirë të gjenden dru”.

Shitësit nuk tregojnë pse ka hipur çmimi i druve, derisa nga Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve thonë se pos druve ka hipur edhe çmimi i produkteve tjera.

“Dy vitet e fundit ka pasur ngritje shumë më të mëdha të çmimeve në përgjithësi. Është shqetësuese se edhe në vitin e ardhshëm pritet të ngriten çmimet. Ngritja e çmimit të naftës, energjisë elektrike, ngrohjes, drurit e të ngjashme e bëjnë situatën më kërcënuese në përgjithësi”, deklaroi Selatin Kaçaniku.

Shkaku inflacionit edhe Kosova është goditur nga ngritja e çmimeve.

Lajme me shume...