Qytetarët që kthejnë targat në RKS para 30 shtatorit kanë shumë lehtësira

Të burgosurit me probleme të shëndetit mendor, kanë mbetur pa hapësira trajtimi

Nga 30 shtatori do të fillojë regjistrimi i targave ilegale në RKS.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë ët ditur se nga 1 gushti deri më 30 shtator 2022, do të fillojë regjistrimi i targave ilegale në RKS, nëpër të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Sipas MPB-së, brenda këtij afati të gjithë ata që kanë targa ilegale do të kenë mundësi që me kthimin në RKS të jenë përfitues të shumë lehtësirave.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë, që do të ndihmojë në vendosjen e ligjshmërisë dhe sundimin e ligjit, gjë që qytetarët e shtetit tonë e dëshirojnë pa dallim”, thuhet në njoftimin e MBP-së.

Kujtojmë se ditë më parë, qe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i cili përmes një videomesazhi i ftoi të gjithë qytetarët që kanë targa ilegale t’i ndërrojnë me ato legale, RKS.

Si lehtësirë, Kurti tha se është mosdoganimi për regjistrimin e parë.