Rafet Jashari përfshihet në një përleshje, policia po e interviston


Rafet Jashari përfshihet në një përleshje, policia po e interviston.

Një mosmarrëveshje ka ndodhur sot në Postën e Kosovës, e në të cilën ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

Express mëson se në përleshje ka qenë i përfshirë edhe ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Postës, Rafet Jashari.

Rastin për Express, e kanë konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për Express, se aktualisht palët e përfshira janë duke u intervistuar.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë.

Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo për Express.

Pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit, Rafet Jashari do të jetë ushtrues i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...