Rama në prani të Kurtit përmend Hashim Thaçin: Më ka marrë malli

Rama pyetet për raportet me Vjosa Osmanin, ja si përgjigjet

Edi Rama ka folur edhe për vizitën e tij në Hagë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në përgjigjet ndaj gazetarëve, foli për vizitën e tij në Hagë.

Ai tha se në formularin para se të hyjë në Hagë ka shkruar “më ka marr malli” dhe “kjo është e vërteta”.

“Kur kam plotësuar formularin, aty kishte një pyetje për çfarë arsye do ta takosh, aty kam shkruar me gërma gravitale ‘më ka marrë malli’, dhe kjo është e vërteta. Kështu që ka qenë nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme për mua të takohem me prindërit dhe familjen e tij”.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media, ka folur për takimet me krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ai tha se ka vlerësuar që “është më e udhës” që t’i takoj avokatët mbrotjës të të “gjithë luftëtarëve të UÇK-së”.