Ramush Haradinaj akuzon Kurtin se po bashkëpunon me Vuçiqin për t’ia fituar zgjedhjet në Serbi

Leonora Jakupi kështu mbulohet me borë

Haradinaj thotë se Kurti po bashkëpunon me Vuçiqin për t’ia fituar zgjedhjet në Serbi.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur mashtrues kreun e qeverisë, Albin Kurti pas mbledhjes që pati me partinë, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë para mediave se kanë diskutuar në mbledhjen e sotme për vendimin e djeshëm të cilin e paralajmëroi në një konferencë për media kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Kemi diskutuar për vendimin e djeshëm të kryeministrit Kurti për heqjen e taksës pa kushte dhe pa ndonjë kundër vlerë për Kosovën, ajo që ka ndodhë dje është heqje e taksës është pa kushte. Ajo që na bën përshtypje është copëtimi i vendimit, e ka coptu në disa pjesë. Me 15 mars e hjek për lëndën e parë me 1 prill krejtësisht, është bërë me mashtru Kosovën, edhe me disa kurthe retorike gjoja të kushtëzimeve që i ofron kryeministri me heqjen e taksës, si ndodh kjo faktori i parë është heqja e taksës, dhe i len dy javë me vlerësu a është Serbia konstruktive, a më tregon dikush çfarë faktori janë dy javë me pa a është Serbia konstruktive, që ne e njohim që 20 vjet.

Pastaj, heqja e taksës me 1 prill krejtësisht shoqërohet me lutje dhe pritje që Serbia të jetë konstruktive, nuk është kundërvlerë e heqjes së taksës. Nuk ka të bëjë asgjë me të”, thotë ai.

Ish-kryeministri e akuzon Kurtin për bashkëpunim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.“Heqja e taksës para zgjedhjeve në Serbi është konstruktivitet t i z.Kurti që Vuciq më i fitu zgjedhjet. Shihet se ka një marrëveshje mes dyve, kuptohet çmimi është lista serbe, votat e listës serbe për qeverinë Kurti. Më tutje, ngreh kushte dhe i drejtohet BE-së për vizat, është gabim i një qeverie ti drejtohet në atë mënyrë t’i drejtohet qeverive të vendeve të BE-së. Nuk guxon publikisht ti nxjerr para kushtëzimi se rrezikon liberalizimi. Z.Kurti s’la asnjë mik ngat vetes, mënyra qysh e lajmëroj është në konferencë për shtyp, pa i pasur partnerët e tyre LDK-në, jam i habitur me qëndrimin e tyre prej parazitëve politik. Nuk ka me falenderu kush, kanë me e rritë presionin, problemi është që ky ka dërgu sinjale që me të funksionon presioni, që ky kaq shpejtë u dorëzu para Serbisë, rrezikon me dorëzu Kosovën”, thotë ai, teksa shprehet se Aleanca do të mobilizohet për të ndalur këtë veprim të Albin Kurtit, të cilin e quan mashtrues.

“Aleanca është do të mobilizohemi dhe e ndjejmë për detyrë me e pengu mashtruesin Kurti në këtë drejtim, do të mobilizohemi me seancë por edhe qytetar publik që të pengojmë këtë drejtim që e ka marrë kryeministri Kurti. Jemi në terren gjithë kohën, kërkojmë ndihmën e mediave, ju siguroj nuk ka të bëjë me luftën për pushtet”, ka thënë ai.