Ramush Haradinaj i kërkon Kurtit fillimin e procedurave për finalizimin e Demarkacionit me Malin e Zi


Haradinaj i kërkon Kurtit fillimin e procedurave për finalizimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Në pjesën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka propozuar qeverisë që të formojë sa më parë komisionin për shënjimin e kufirit.

Ai tha se akoma nuk janë vendosur gurët në kufirin Kosovë Mali i Zi, dhe kjo gjë duhet të bëhet.“I porpozoj qeverisë së re, ndoshta nga mospërvoja…Së pari qeveria duhet ta formojë komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit, është veprimi i parë që duhet bërë, ky komision duhet me qenë funksional. Ju përkrahim si alencë, qoftë me ekpertizë, e kemi përkrah edhe në të kaluarën”, tha Haradinaj në Kuvend.

“Ende nuk janë qitë gurtë Kosovë-Mali i Zi…Komisioni duhet të krijohet…Mos harroni ky parlament ka hy në obligim me i zbatu të gjeturat e komisionit shtetëror, të votuar në këtë parlament”, u shpreh ai ndër të tjera.

Tutje tha se nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri, atëherë duhet çështja të kalojë në Arbitrazh.

“Nuk duhet krujuar tensione të panevojshme por të shkohet në Arbitrazh”, përfundoi ai.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...