Ramush Haradinaj i shkon në zyrë Bedri Hamzës, e dekoron dhe e quan shembull

Lirohet nga puna kryeshefi i NPB-së, Hajdar Hoxha

Haradinaj i shkon në zyrë kryetarit nga radhët e PDK-së, e dekoron dhe e quan shembull.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka qenë në qytetin e Mitrovicës. Gjatë kësaj vizite, Haradinaj është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamza.

Haradinaj ka publikuar disa fotografi me Hamzën dhe ka shkruar se me të ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës që ka qenë pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Haradinaj.

Të parin e Mitrovicës, Haradinaj e quajti shembull.

“Me Kryetarin e Mitrovicës z. Bedri Hamza, kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës kur ai ishte pjesë e qeverisë së përbashkët dhe drejtimi i dikasterit të financave prej tij, ka qenë shembull në qeverinë e udhëhequr prej meje”, ka shkruar Haradinaj.

Në fotografitë e publikuara, shihet se kryetari i AAK-së e dekoron Hamzën.