Ramush Haradinaj me kongresmenin Torres për darkë te familja Gecaj në ShBA

Jamie Shea komenton darkën Kurti-Vuçiq në Berlin: BE-ja e ka kuptuar…

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është duke e vazhduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj, mbrëmë ishte për darkë në familjen Gecaj bashkë me kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, Harry Bajraktari e të pranishëm të tjerë.

“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj në vizitën e tij zyrtare do të takohet me kongresmenë, anëtarë të administratës Biden e personalitete të sigurisë.

Postimi i plotë:

Nder i veçantë mbrëmë, darka në shtëpinë e familjes atdhetare Gecaj, me mikun e madh të shqiptarëve kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB z. Ferit Hoxha, z. Harry Bajraktari dhe shumë miq të tjerë të çmuar.

Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme.

Faleminderit për mikpritjen Rrustem Gecaj.

Jamie Shea komenton darkën Kurti-Vuçiq në Berlin: BE-ja e ka kuptuar…