Reagon edhe PDK: Kërcënimi i Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese, praktikë e rrezikshme

A mund të preket përsëri me koronavirus një pacient i shëruar? Flet mikrobiologu Lul Raka

Edhe PDK ka reaguar ndaj letrës kërcënuese që kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër siç pretendojnë kërcëninin e kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Letra e dërguar prej kryeministrit të shkarkuar Kurti, është një shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve. Teksti i asaj letre duhet konsideruar si një cenim i rëndë i pavarësisë së institucionit më të lartë të vendit që bën interpretimin përfundimtar të aktit themeltar të shtetit të Kosovës.

Ky sulm nuk është rast i shkëputur, por është vazhdimësi sulmeve nga më të ultat që Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë gjatë viteve të kaluara ndaj këtij institucioni kaq të rëndësishëm të shtetit tonë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që e ka sulmuar shumë herë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, por edhe kanë vënë precedentin e rrezikshëm të mos-zbatimit të një vendimi të marrë prej saj, sikurse ndodhi me aktgjykimin e dhënë prej saj në datën 31 mars 2020. Ajo ka organizuar sulme edhe individualisht ndaj gjyqtarëve.

“Tendenca për të ndikuar përmes kërcënimit, shantazhit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në vendimit e institucionit të Gjykatës Kushtetuese por edhe të institucioneve të tjera të pavarura, është tashmë një praktikë e njohur e Lëvizjes Vetëvendosje. Prandaj Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje kryeministrit të shkarkuar Kurti, që të heq dorë nga presionet, sulmet, hakërrimet apo kërcënimet që është duke i bërë Gjykatës Kushtetuese dhe kujtdo institucioni tjetër të pavarur”, thuhet më tej në reagim.

PDK ka ftuar të gjitha partitë politike dhe institucionet shtetërore, që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa përjashtim, duke respektuar pavarësinë dhe autoritetin e këtij institucioni.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të mbrojmë rendin demokratik dhe kushtetues të shtetit tonë dhe të garantojmë sundimin e ligjit në Kosovë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !