Real Madrid po e shet lojtarin që e bleu 60 milionë euro

Dortmund po e zëvendëson Haalandin me super-sulmuesin

Luka Jovic, është bërë problem për Real Madridin.

Një nga shumë, sepse rimodelimi i skuadrës që klubi po përpiqet të riformojë, në një kontekst krize globale në botën e futbollit, paraqet pengesa të mëdha, përcjell ORAinfo.

Një prej tyre është gjetja e një rrugëdaljeje për sulmuesin serb dhe për ta bërë këtë me një çmim të mirë.

Kjo do të rezultojë të jetë një detyrë e ndërlikuar, pasi Jovic ka qenë shumë larg ritmit për dy sezone radhazi, megjithëse Madridi ka besim se do të vijnë oferta të pranueshme për të.

Dortmund po e zëvendëson Haalandin me super-sulmuesin

Jovic i kushtoi Real Madridit 60 milionë euro në verën e vitit 2019. Serbi (i lindur në Bosnje) ishte një bast i madh duke pasur parasysh moshën e tij.

Ai iu bashkua Madridit kur ishte vetëm 21 vjeç pas një sezoni të shkëlqyer 2018/19 në Eintracht Frankfurt, ku shënoi 27 gola vetëm atë sezon. Jovic nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare deri në vitin 2025 me një pagë neto prej 5 milionë euro në vit.

Kursimi në këtë tarifë padyshim do t’i ndihmonte Madridit, në një kohë kur ata duhet të shkurtojnë kostot për të gjeneruar të ardhura për prioritetin kryesor: Kylian Mbappé. /ORAinfo/