Rekord infektimesh edhe në SHBA, regjistrohen mbi 91 mijë raste me Covid-19 brenda 24 orëve

‘Theu rregullat e vendosura nga vet ai’ – Republika Çeke vendos Ministrin e tretë të Shëndetësisë brenda 6 javëve

Shtetet e Bashkuara shënuan të enjten shifër rekorde të rasteve të reja me koronavirus: mbi 91,000 në 24 orë. Shifra e tejkalon rekordin e mëparshëm prej 84,169 rastesh, të vendosur më 23 tetor.SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me afro 9 milionë raste në total dhe me mbi 228,000 viktima.“Jemi në një trajektore shumë të vështirë. Po shkojmë në drejtim të gabuar”, tha drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci.Rastet janë në rritje në 47 shtete dhe pacientët janë duke ngarkuar spitalet në të gjithë vendin, tha Fauci në një intervistë për kanalin televiziv CNBC.Numri i pacientëve me koronavirus, të shtruar në spitalet e SHBA-së, ishte rreth 46,000 më 29 tetor.Në Evropë, shumë vende janë detyruar t’i forcojnë kufizimet për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.E fundit – Franca është futur në izolim kombëtar.Të 65 milionë njerëzit e Francës janë kryesisht të mbyllur në shtëpi, nën urdhrin e shpallur këtë javë nga presidenti Emmanuel Macron.Masat prekin baret, restorantet, ndërsa shkollat deri në nivelin e mesëm do të qëndrojnë të hapura.Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 45 milionë njerëz.Prej tyre, mbi 1.1 milion kanë vdekur dhe mbi 30 milionë janë shëruar./REL

The post Rekord infektimesh edhe në SHBA, regjistrohen mbi 91 mijë raste me Covid-19 brenda 24 orëve appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !