Rritje e lehtë e rasteve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Xhavit Jashari pas takimit me Kurtin: U pa që s’kishte gatishmëri për reflektim, do të kundërshtojmë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 25 rate positive me koronavirus, nga 200 testime sa janë kryer.

Kjo, i bie që ka një rritje të lehtë të numrit të rasteve të reja me koronavirus në krahasim me ditët e kaluara.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast I vdekjes nga koronavirusi, përcjell ORAinfo.

Njoftimi i plotë i MSH-së

17 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.099 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.054 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 200 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.274.

Në total numri i rasteve aktive është 94.